E bujshme/ “Luftë civile” te Dinamo e Zagrebit! Shkundet Kroacia, mund të përfitojë “banda e shqiptarëve”

Një tronditje e madhe ka ardhur në Kroaci dhe në ekipin kampion dhe që dominon prej vitesh, Dinamo Zagreb. Presidenti i ekipit i ka thënë gjithë stafit të ekipit të parë dhe trajnerëve të moshave: “Largohuni”, ose siç thuhet edhe në këto kohë të Koronavirusit: “Qëndroni në shtëpitë tuaja”…por mos u ktheni më.

Nuk mbyllet këtu, pasi të njëjtin fat do të ketë edhe trajneri i ekipit të parë Nenad Bjelica dhe gjithë lojtarët e skuadrës. Kjo ka ndodhur pasi presidenti i skuadrës ka kërkuar një ulje me 65% të rrogës në këto kohë krize, që nuk është pranuar nga askush.

Rene Poms, Nino Bule, Sylvia Cavlin, Martin Mayer, Carlo Reinholz dhe Jasmin Osmanovic janë larguar menjëherë nga skuadra. Ndërkohë edhe lojtarët kanë refuzuar menjëherë kërkesën e presidentit dhe pritet që të zgjidhin kontratat e tyre.

Një luftë civile e cila nuk dihet sesi do ta ketë fundin e saj. Tifozët i janë sulur të gjithë futbollistëve, duke i quajtur si mercenarë dhe egoistë, që nuk mendojnë për të mirën e popullit kroat në këto momente. Nëse kampionati do të rifillojë së shpejti, nga e gjitha kjo situatë mund të përfitonte edhe “banda e shqiptarëve”.

Pikërisht Lokomotiva e Zagrebit, që quhet kështu për shkak të numrit të lartë të lojtarëve shqiptarë që ka në skuadër, pa anashkaluar Hajdukun e Ismajlit dhe Tahirajt. Vetë Indrit Tuci do të shprehet se emërtoheshin në këtë mënyrë të gjithë këta futbollsitë nga pjesa tjetër e ekipit. Për momentin Dinamo e Zagrebit ka krijuar distancë nga rivalët, por padyshim nëse futbollistët që ka aktualisht do t’i qendrojnë idesë së tyre për të mos pranuar këtë ulje të rrogës, atëherë ekipi mund të quhej i kapitulluar. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online