E bujshme/ Kushëriri i Elseid Hysaj debuton me Napolin, Spaleti po bindet më tepër nga 18-vjeçari i Shqipërisë

Klubet europiane janë duke i shfrytëzuar këto kohë për t’u përgatitur që të jenë gati për rifillimin e kampionatit pas mbylljes së Botërorit. Napoli është duke i kryer përgatitjet në Turqi. Këtë herë Spaleti ka zgjedhur që të marrë me vete edhe gjashtë lojtarë nga të rinjtë e Napolit.

Mes tyre ishte edhe kushëriri i Elseid Hysajt, Daniel Hysaj. Ky i fundit ka debutuar në fitoren e djeshme ndaj Antalyaspor në shifrat 2-3, duke u hedhur në fushën e blertë në minutën e 46. Mediat italiane e kanë vlerësuar pozitivisht performancën e tij për të vendosur në pah shtatlartësinë dhe fizikun që e karakterizon. Daniel Hysaj është vetëm 18-vjeç dhe sigurisht, pjesë e moshave të Shqipërisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *