E bujshme/ Kristal Abazaj firmos për gjigantët belgë!

Kristal Abazaj shkon në Belgjikë. Sulmuesi i Luftëtarit, në pronësi të Skënderbeut, është transferuar tek Anderlehti në kampionatin belg, duke u prezantuar sot tek Anderlehti, edhe pse do të transferohet zyrtarisht prej 1 korrikut, kur të hapet merkatoja verore.

Vetë klubi belg ka zyrtarizuar gjithçka, një lëvizje e bujshme, pa asnjë paralajmërim, edhe pse prej kohësh dihej që Abazaj priste të transferohej jashtë.

Skënderbeu e bleu nga Luftëtari në janar, duke futur në marrëveshje edhe Dejvi Bregun, por tashmë e shet në Belgjikë, ashtu si ishte plani real që në janar.

Anderlehti është klubi më i madh në Belgjikë dhe transferimi i Abazajt atje është një goditje e madhe për Luftëtarin, Skënderbeun dhe gjithë futbollin shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online