Gjithë sytë janë kthyer nga derbi i kryeqytetit, që do të luhet të dielën në “Selman Stërmasi”. Kjo ndeshje me sa duket do të vendosë shumë mbi klubet që do të zbresin në fushë, si dhe për fatin e trajnerit Lerda në krye të Partizanit. Rezultatet e dobta deri më tani e kanë sjellë situatën deri në këtë pikë, ku derbi të vendosë mbi shkarkimin apo jo të italianit.
Vetë presidenti Demi ka vendosur mbi këtë gjë, ku pas një videoje të publikuar nga “A2 Neës” shfaqet duke biseduar me homologun e tij të Laçit dhe administratorin e klubit të Flamurtarit pas mbledhjes së presidentëve të ekipeve të Superiores, të cilëve u komunikon se i pari që do të largohet në rast dështimi do të jetë pikërisht trajneri Lerda. Megjithëse më parë në media foli se skuadra ishte nirë dhe se nuk ishte i shqetësuar.
“Është bërë biseda. Në rast se këtë javë rrifemi në derbi, do shkarkohet i pari trajneri”, ka thënë Demi./Sport Ekspres/