E bujshme/ Jahmir Hyka nuk shkon te Tirana! Pranë ekipit shqiptar që grumbullon lojtarët e Kombëtares, tentojnë edhe Naser Alijin

Jahmir Hyka ka qenë gjithmonë një dëshirë e Tiranës për ta rikthyer këtë lojtar në gjirin e bardhebluve. Megjithatë deri tani, nuk ka ndodhur ribashkimi. Mesa duket, do të vazhdojë gjatë. “Infosport” raporton se Shkëndija e Tetovës është shumë pranë arritjes së akordit me 32-vjeçarin.

Kuqezinjve u mungon një fantazist dhe marrëveshja do të jetë disi më e lehtë pasi Hyka është aktualisht pa skuadër. Shkëndija nuk ndalet këtu pasi kërkon në gjirin e saj një tjetër lojtar të Kombëtares. Bëhet fjalë për Naser Alijin, mbrojtësi i krahut që u pa si zëvendësuesi perfekt i Agollit. Një tjetër futbollist që është pa skuadër pas eksperiencës së fundit te Honved, ndërsa Shkëndija është ekipi shqiptar që grumbullon më tepër lojtarë të Kombëtares së Shqipërisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online