E bujshme/ “Ishte hera e fundit”! Ibrahimoviç shokon: Jam president, trajner dhe lojtar te Milani

Nga Klaudio Ndreca

Pavarësisht moshës së madhe, Zlatan Ibrahimoviç vazhdon të jetë shpëtimi i Milanit. Me rikthimin e sulmuesit suedez nga dëmtimi kuqezinjtë morën një tjetër fytyrë, aqsa arritën që të mposhtnin Lacion dhe Juventusin në dy takimet e fundit.

Ndërkohë në intervistën e dhënë për “Dazn” vetëm pak minuta më parë, Ibrahimoviç ka dhënë spektakël. “A ka fituar skuadra më shumë karakter që nga ardhja ime? Me mua që nga fillimi i sezonit mund të kishim fituar titullin. Unë jam trajneri, presidenti dhe futbollisti te Milanit. Por nuk e di përse më paguajnë vetëm si futbollist. Jam i moshuar tani, nuk është sekret. Por është vetëm një numër”.

Gjithashtu Ibrahimoviç do të njoftonte edhe lamtumirën e tij nga Milani. “Jam i zhgënjyer për tifozët, ishte ndoshta kjo hera e fundit që mund të më shihnin live”. Teksa gazetari i ka kërkuar më tepër qartësim, suedezi përgjigjet shkurtimisht: “Lexoni mes rreshtave”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *