E bujshme: Gjykata federale anulon pezullimin e Paolo Guerreros!

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Paolo Guerrero do të luajë në Kupën e Botës! Peruja është në festë për kapitenin e saj, pas 34-vjeçari ka fituar betejën e vet kundër Agjencisë AntiDoping dhe CAS-it.

Sulmuesi i njohur u dënua për doping, por u kthye para pak javësh, pas uljes së dënimit nga FIFA. WADA apeloi në CAS, duke fituar çështjen, sepse Guerrero u dënua me 14 muaj për doping.

Gjithsesi, sulmuesi gjithnjë ka pretenduar se nuk ka marrë asnjë gjë me dijeninë e vet dhe e apeloi vendimin e CAS-it në Gjykatën Federale në Zvicër.

Sot lajmi i madh: Guerrero ka fituar betejën dhe dënimi i tij pezullohet me efekt të menjëhershëm, duke kthyer pas çështjen, që duhet shqyrtuar sërish nga e para, para se të arrihet në një vendim.

Është një lajm që lidhet në mënyrë indirekte me ne, sepse Skënderbeu ka shkuar në CAS për të hedhur poshtë dënimin 10-vjeçar nga UEFA dhe nëse dështon në CAS, rasti Guerrero mëson se ka shpresë edhe pas CAS-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *