E bujshme/ Etrit Berisha do të jetë zëvendësuesi i Alen Sherrit, portieri i Shqipërisë përfundon zgjedhje e tretë

Etrit Berisha po sheh vështirësinë e viteve mbi supe dhe tani në Itali janë shumë të pakta ekipet që e dëshirojnë në skuadër. Portieri shqiptar nuk shihet më si zgjedhje e parë dhe për të kuptuar pikën ku ka mbërritur situata, mjafton të theksojmë lajmin e ardhur nga Italia.

Sipas “CagliariNeës”, Etrit Berisha pëlqehet nga Cagliari që e dëshiron si portier të tretë. Pra gardiani kuqezi do të vijë menjëherë pas Alen Sherrit, që së fundmi u transferua nga Egnatia te Cagliari dhe do të jetë portieri i dytë i ekipit të Serisë A. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/