Rei Manaj është lojtari i momentit te Shqipëria. Ky sulmues ka shënuar 13 gola në kampionat, vetëm një më pak se Icardi dhe Dzeko. E gjithë kjo paraqitje fantastike ka bërë që disa ekipe të hedhin sytë nga Manaj.
Sipas asaj që raporton media turke “Takvim”, Beshiktashi ka hedhur sytë për transferimin e një sulmuesi. Denis Dragus dhe Rei Manaj janë dy prioritet kryesore, teksa po sipas kësaj media, Santos ka dhënë aprovimin për ta dhe klubi do të ketë një takim për të diskutuar rreth transferimit të tyre. /Sport Ekspres/