E bujshme/ E thotë prestigjozja “The Sun”: Armando Broja i lë mbresa në stërvitje trajnerit Potter, do të uli në stol Aubameyang

Graham Potter po shfrytëzon kohën që ka në dispozicion për të njohur më nga afër lojtarët. Pas largimit të Tuchel-it, pritet të ketë edhe ndryshime në hierarkinë ne lojtarëve. Një ndryshim mund të jetë ai i majës së sulmit. “The Sun” raporton se trajnerit të ri të Chelsea-t i ka lënë mbresa në stërvitje Armando Broja.

Burime të brendshme të klubit kanë thënë për tabloidin britanik se Potter flet për potencialin dhe aftësitë e sulmuesit shqiptar për t’ju përshtatur më së miri sistemit të tij. Me përshtypjen e bërë në stërvitje, Broja duket se po i siguron vetes një vend titullari në 11-shen e Chelsea-t, pavarësisht se pak më parë ka ardhur në skuadër një emër si Aubameyang-u./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *