E bujshme/ E quajnë “Halandi i ri”! E lë në mes ëndërrën Gjermani, Berisha i thotë “PO” Kosovës

Nga Klaudio Ndreca

Mërgim Berisha ka qenë një prej lojtarëve shqiptarë më të komentuar në Europë sa i përket këtij sezoni të ri. Sulmuesi 22-vjeçar po shkëlqen me Salzburgun në kampionat, pa harruar edhe gjurmën që ka lënë në “Champions League”. Dy gola ka arritur që të realizojë në dy ndeshjet e zhvilluara kundër Bajernit të Mynihut. Kaq mjafton për të fituar interesin e mediave, ku në Itali e kanë cilësuar si një “Haland i ri” që po del nga Salzburgu.

Së fundmi është “Lajmi.net” që raporton se Mërgim Berisha ka zgjedhur që të përfaqësojë Kosovën, me burime brenda FFK-së. E gjitha kjo kërkon pritjen për t’u vërtetuar pasi vetë lojtari u shpreh pak ditë më parë në Austri se e ëndërron ftesën e Gjermanisë. Ndërkohë nuk kanë qenë të pakëta rastet kur lojtarët kanë dhënë fjalën e tyre për të përfaqësuar Kosovën, për të ndërruar gjithçka në mënyrë të papritur. Koha do të tregojë se si do të jetë çështja e Mërgim Berishës, që mesa duket po afrohet gjithmonë e më tepër Kosovën.

Aftësitë e këtij futbollisti do ta bënin sulmin dardan të kompletuar pasi do të ishte një zëvendësues i denjë për Vedat Muriqin “e dikurshëm”, pasi me këtë aktualin Berisha nuk do të kishte asnjë diskutim të vetëm për vendin e titullarit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online