Romelu Lukaku do të jetë pjesë e Chelsea-t duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Klubi londinez nuk e ka zyrtarizuar akoma arritjen e marrëveshjes, por për këtë ka menduar Didier Drogba.
Legjenda e futbollit ka mirëpritur sulmuesin e Interit me postimin: “Mirësevjen në shtëpi Romelu Lukaku”. Kështu sulmuesi belg ka vendosur që t’i largohet Interit dhe të kthehet në Premier League. /Sport Ekspres/