Ëndrra e fëmijërisë së Thomas Strakoshës është kalimi në Premier League, për të qenë aty protagonist. Portieri shqiptar e ka cilësuar gjithmonë si kampionatin më të fortë në botë dhe dëshiron që të sfidojë veten në këtë vend.
Zërat e fundit mediatik raportojnë se për Strakoshën ka interesime nga disa klube të elitës së futbollit anglez, mes të cilave edhe nga Totenham i Antonio Conte. Mbetet të shihet nëse do të ketë një marrëveshje në merkaton e verës, teksa gardiani shqiptar po vazhdon me paraqitjet postivie te Lacio. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/