Një garë e fortë është për Liridon Latifin sa i përket dy ekipeve shqiptare në Superiore. Fillimisht ishte Tirana që shprehu interesimin për ish-futbollistin e Skënderbeut që ka shkëlqyer në elitën e futbollit tonë disa vite më parë, por nuk arriti të linte gjurmë jashtë Shqipërisë.
Ndërkohë “Zëri.info” zbulon nga burime të afërta me lojtarin se Vllaznia e ka kontaktuar Latifin së fundmi. Bisedimet kanë nisur mes palëve dhe nuk përjashtohet mundësia që ky futbollist të vijë në Shkodër duke qenë përforcimi i bujshëm i kësaj merkato vere. /Sport Ekspres/