Partizani po vazhdon që të përgatitet për nisjen e sezonit të ri në Superiore. Pas eliminimit nga Europa, drejtuesit e klubit janë duke punuar në merkato për të sjellë elemente cilësor. “Partizani Fan Club”, faqja e dedikuar për informacionet rreth kryeqytetasve, tregojnë një akord të arritur me Sindrit Gurin.
Sipas tyre, të kuqtë kanë një akord paraprak që në qershor me këtë sulmues që po shkëlqen me Shkëndijën e Tetovës në Conference League. Frika e vetme është nëse kuqezinjtë e Tetovës arrijnë në fazën e grupeve, që do ta tundonte Gurin për të diskutuar sërish për transferimin në Shqipëri. /Sport Ekspres/