Ëndrrat e Arijon Ibrahimoviçit po bëhen realitet. Pas debutimit me ekipin e parë të Bayern Munich-ut në Bundesliga fundjavën që lamë pas, tashmë lojtari me origjinë shqiptare është pjesë e listës së gjigantëve gjermanë për sfidën delikate që i pret nesër në mbrëmje në Champions League.
Bayern-i përballet me yjet PSG-së dhe Ibrahimoviçi do të jetë në dispozicion të trajnerit Nagelsmann për këtë duel. Një vlerësim i jashtëzakonshëm për 17-vjeçarin, i cili me sa duket është një element mjaft i rëndësishëm për të ardhmen e skuadrës së njohur gjermane. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë minuta në fushë për në kundër PSG-së./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
? OFFICIEL ! Le groupe du Bayern pour affronter le PSG.
Sadio Mané est bel et bien forfait. ???
? @FCBayern pic.twitter.com/NUvQ8PVAIS
— Actu Foot (@ActuFoot_) February 13, 2023