E bujshme/ Barcelona prek fundin, Leo Mesi kërkon largimin menjëherë nga katalanasit

Situata në Barcelonë duket se ka dalë jashtë kontrollit, teksa me paraqitjet e bëra këtë sezon kanë prekur fundin. Asnjë trofe i fituar dhe ai poshtërim në Champions League nuk janë kapërdirë lehtë nga ylli i klubit, Leo Mesi. Ky i fundit nuk është i kënaqur me atë çfarë Barcelona po dhuron këto kohë dhe ka kërkuar menjëherë largimin.

Lajmin e bën të ditur media spanjolle “Esporte Interativo“. Drejtuesit e klubit janë përpjekur prej kohësh që të zgjasin kontratën me argjentinasin, që përfundon në vitin 2021. Por me zhvillimet e fundit rinovimi jo vetëm që është shumë larg, por dëshira e Mesit është të mos pres as një vit për të lënë skuadrën me të cilën ka luajtur për gjithë karrierën, pasi dëshiron largimin këtë merkato./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *