E bujshme/ Asgjë nuk zgjat përjetësisht! E kush do ta mendonte? Trajneri i Chelsea refuzon Cristiano Ronaldo, nuk e do në ekip

Trajneri i Chelsea, Tuchel, nuk e dëshiron Cristiano Ronaldo në ekip! E kush do ta mendonte se mund të mbërrinim në këtë pikë? Por ja ku jemi, asgjë nuk zgjat përjetësisht, as klasi i portugezit dhe admirimi i madh që kishin të gjitha skuadrat për të.

Fabrizio Romano, gazetari i pagabueshëm i merkatos, ka njoftuar një zhvillim të ri. Sipas tij presidenti i ri i Chelsea ka biseduar me menaxherin e Ronaldos për transferimin. Por Tuchel nuk e dëshiron një gjë të tillë, duke pasur të tjera plane. Pavarëisht dëshirës së kreut të londinezëve për të marrë portugezin, fjalën e fundit ia ka lënë trajnerit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *