Arabia Saudite nuk ndalet vetëm te tregu i futbollistëve. Në Lindjen e Mesme kërkojnë të joshin edhe trajnerët e njohur europianë me miliardat e tyre. Mediat italiane raportojnë se një ofertë marramendëse ka mbërritur për Masimiliano Alegrin. Al Hilali i ka ofruar një kontratë 3-vjeçare, nga e cila do të përfitojë në total një shifër prej 90 milionë eurosh.
Alegri do të siguronte një pagë prej 30 milionë eurosh në sezon, thuajse 4-fishi i asaj që përfitin nga Juventusi (7 milionë euro). Italiani ende nuk ka marrë vendimin e tij, nëse do të zgjedhë paratë, apo ambicien për trofe dhe sukses me Juventusin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Saudi Arabia is going all in on Allegri ??????
They’ve raised their offer by €30M for Massimiliano. The first offer was €60M for 3 years and they just mad an improved bid of €90M for 3 years.
His current salary at Juventus is €7M a season (€9M if all bonuses are hit) so… pic.twitter.com/ezGpPlA2sj
— Italian Football TV (@IFTVofficial) June 24, 2023