Një tjetër lëvizje nga Kosova në drejtim të Shqipërisë. Ky është raportimi i fundit i “Indeksionline”. Këtë herë flitet për Mirlind Dakun. Sulmuesi i Muras ka realizuar 19 gola në 33 ndeshje në sezonin që lamë pas në Slloveni.
Më herët ky lojtar ka qenë pjesë edhe e Kukësit, por ngeli në hijen e Vasil Shkurtajt. Pasi te Kosova nuk po i jepet hapësira, duket se Daku do të lëvizi drejt Shqipërisë. Në një fotografi shihet se Daku ka marrë shtetësinë shqiptare, me dekretin e dhënë nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. /Sport Ekspres/