17 vite si pjesë e Juventusit, është koha për t’u larguar. Chiellini ka njoftuar largimin nga bardhezinjtë në fundin e këtij sezoni. Menjëherë pas përfundimit të takimit ndaj Interit, atje ku u humb finalja e Kupës së Italisë, mbrojtësi ka treguar vendimin e marrë.
“Të hënën do të luaj ndeshjen e fundit në stadiumin e Juventusit. Ndoshta mund të marrë edhe pak minuta me Fiorentinën dhe do ta mbyll këtu. Ky ishte vendimi im personal, largohem mes shumë kujtimesh të bukura nga ky klub. Sigurisht që do të doja të dilnim me një trofe, po e mbyllim pa asnjë trofe pas 10 vitesh”, ka thënë Chiellini. /Sport Ekspres/