E bujshme/ 100 milionëshi i Chelsea-t e nis me telashe në Premier League, Federata Angleze mund të pezullojë për disa muaj Mudryk-un

Mykhailo Mudryk e ka nisur me telashe aventurën e tij në Premier League. “The Athletic” raporton se ukrainasi është përfshirë në një skandal, ose të paktën kështu pretendohet. Federata Angleze ka hapur hetim për lojtarin që në toial i kushtoi Chelsea-t 100 milionë euro për ta sjellë në Londër.

Arsyeja është racizmi. Dyshohet se në një video të publikuar prej tij vitin e shkuar në “Tik Tok”, Mudryk ka përdorur gjuhë rraciste. Prej tij pretendohet të jetë përdorur fjala “ni****”, megjithëse mund të kemi të bëjmë edhe me një moment kur lojtari është duke kënduar tekstet e rreperit Lil Baby-t. Gjithsesi Federata Angleze e Futbollit ka çelur hetim për ukrainasin, që në rast se shpallet fajtor, atëherë do të përballet me një dënim që varion nga gjoba, e deri te disa muaj pezullim./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *