Kampionati Botëror është një trampolinë e madhe për lojtarët që duan të kapin majat në karrierën e tyre. Një fakt të tillë po e kupton më së miri edhe Enzo Fernandezi. Talenti argjentinas u dallua në fushë me Kombëtaren bardhekaltër, me të cilën fitoi Kupën e Botës që u zhvilluar në Katar. 21-vjeçari u transferua nga River Plate te Benfika në verën që lamë pas për 12 milionë euro.
Tashmë kjo shifër është 10 fishuar, pasi “A Bola“ raporton se në tryezëne Benfikës kanë mbërritur dy oferta nga 127 milionë euro. Gara për të zhvillohet në La Liga dhe Premier League. Mesfushori Kampion Bote u shpall edhe lojtari i ri më i mirë i Kupës së Botës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/