E besoni apo jo? Newcastle ka pasuri 10 herë më të madhe se Man.City, sheiku i ri prish garën

Nga Klaudio Ndreca

Sheikët janë duke e prishur gjithmonë e më tepër garën e futbollit, teksa vendosin disa limite të reja në treg, të cilat janë të pakapshme nga të tjerët. Tashmë duhet të bëhemi gati për dominimin e Newcastle në “Premier League”.

Po, mos u habisni! Këtë skuadër është gati ta marrë një sheik i pasur, Mohamed Bin Salman. Gjithçka është drejt fundit për ta mbyllur këtë marrëveshje dhe Newcastle të ketë pronarin e ri. Ky i fundit ka bërë një listë të gjatë për futbollistët që do të transferojë, ku ka shumë të njohur dhe kryeson Mbape.

Mediat kanë bërë një llogari të pasurive që do të kenë klubet në Angli, ndërsa Neëcastle shkon në vendin e parë me 260 bilionë paund. Tërësisht një prishje e tregut kjo, ndërsa në vendin e dytë vjen Manchester City me 23 bilionë paund, Chelsea me 10 bilionë paund dhe Arsenali me 7 bilionë paund. /Sport Ekspres/