E bëri baltë në ndeshjen Siroki-Vllaznia, Xhaferi konfirmon ankimin në UEFA për arbitrin rus

Vllaznia e ka humbur përballjen e parë në Conference League kundër Siroki Brijeg, për të dështuar në shifrat 3-1. Ylli i ndeshjes për vendasit ishte arbitri rus Aleksey Matyunin. Vetë shifrat në përfundimin e takimit tregojnë qartësisht anën e mbajtur prej tij teksa në 12 faulle të Vllaznisë janë akorduar 13 kartona të verdhë.

Gjithashtu dy penallti shumë të kontestuara janë dhënë në favor të Siroki Brijeg. Nisur nga gjykimi i turpshëm i kësaj sfide, Alban Xhaferi ka konfirmuar ankimin që do të bëjë në UEFA ekipi shqiptar sa i përket arbitrimit skandaloz të Matyunin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *