“E bëjmë kështu, fusni Shqipërinë se ikim ne”! Zyrtari i lartë dhe kontroversi i Milanit, Salvini bën…”mea culpa”

Matteo Salvini është një emër i njohur në Itali, ku ka mbajtur postin e ministrit si dhe ka qenë anëtar në Parlamentin Europian. Por gjithashtu politikani Italian njihet gjerësisht edhe nga sportdashësit, teksa është një tifoz i zjarrtë i Milati dhe nuk ngurron asnjëherë të flasë për kuqezinjtë dhe për futbollin në përgjithësi. Madje fjalët e tij jo pak herë ndezin debat. Ndërkohë Salvini ka reaguar ditën e sotme mbi gjestin solidarizues që shteti shqiptar bëri për fqinjët përtej Adriatikut, duke shprehur falenderimet e përzemërta për qeverinë Rama në lidhje me këtë gjest që sipas tij nuk do të harrohet kurrë. Italia po vuan shumë në këtë eriudhë dhe 30 mjekët shiptar janë një ndihmë e madhe për ta në luftën me pandiminë Covid-19.

Politikani Italian bën kështu në një farë mënyre “mea culpa”, pasi në të shkuarën nuk ka qenë aq përkrahës ndaj Shqipërisë. Këtë e tregojnë edhe fjalët e thëna prej tij vite më parë, ku në një kohë në të cilën vendi ynë shihej si një anëtar potencial për t’iu bashkangjitur Bashkimit Europian, Salvini dilte hapur kundër e madje ofronte edhe një propozim: “Jo Supermarketit Europian. Betejë e vështirë? Ndoshta, por do luftojmë deri në fund. A bëjmë një shkëmbim? Hyjnë ata, dalim ne…. Si thoni?”.

Në këtë mënyrë do të shprehej zyrtari i lartë Italian, në vitin 2014, kohë në të cilën ishte edhe pjesë e Parlamentit Europian. Por tashmë, 6 vite më pas Salvini tregohet kontravers, teksa falenderon dhe vlerëson jashtë mase Edi Ramën dhe popullin shqiptar, ndaj të cilëve ka mbajtur një qendrim kundër./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online