“E ashtuquajtura Kosovë që vjedh lojtarët”, në Serbi sulmojnë dardanët: E ka pësuar dhe Shqipëria me Zvicrën

Kosova është një realitet i ri në futbollin europian dhe atë botëror, por megjithatë në Serbi vijojnë të mos e përtypin ende një fakt të tillë. Edhe pse të krijuar përpara pka vitesh, dardanët janë pranë ëndrrës së tyre për të shkuar në finalet e kampionatit Europian. E një gjë e tillë shërben edhe për të joshur lojtarët shqiptarë që të veshin fanellën e përfaqësueses së Kosovës.

Orges Bunjaku është emri më i fundit pas të cilit FFK është vënë pas. Lojtari 18-vjeçar i Bazelit shihet me një perspektivë të madhe për të ardhmen dhe për këtë arsye dardanët po luftojnë ta bindin për të lënë Kombëtaren U-19 të Zvicrës. Mirëpo kjo nuk është pritur mirë nga mediat serbe, që nuk nguron të sulmojnë Kosovën. Është pikërisht “Mondo.rs” ajo që e cilëson përfaqëuesen dardane si një ekip që vetëm “vjedh” futbollistë të Kombëtareve të tjera që prej krjimit të saj.

“E ashtuquajtura skuadra e futbollit të Kosovës ka vjedhur shumë lojtarë nga Kombëtaret e tjera që prej momentit kur është lejuar të marrë pjesë në kompeticione nga UEFA dhe FIFA. Kjo pasi futbollistët mund të ndryshojnë kombësinë për të luajtur për ta në të ardhmen”, janë fjalët që media në fjalë përdor për përfaqësuesen më të re të Europës, Kosovën. Ndërkaq thekson se Shqipëria dhe Zvicra janë dy prej Kombëtareve që kanë pësuar më tepër humbje në aspektin e prurjeve të lojtarëve për shkak të dardanëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online