“E ardhmja? Vendos pas kësaj situate”, Bare jep sinjale pozitive nga Spanja: Mund të nisim stërvitjet

Keidi Bare po kalon një sezon të mirë me Malagën, ashtu sikurse edhe vitin e shkuar. Një element thelbësor në mesfushën e klubit spanjoll që sapo zbret në fushën e lojës nuk di të ndalet. Një motorr i palodhur që nuk fiket kurrë, Bare di si t’i japë frymëmarrje ekipit, ndërsa kohët e fundit duket se ka hipotekuar edhe vendin e tij në formacionin e kuqezinjve.

Futbollisti fierak ka dhënë një prononcim për gazetarin Edi Manushi në “E diell“, ku ka treguar për mënyrën se si po përpiqet të ruajë formën në këtë periudhë izolimi. Bare tregon se ka sinjale pozitive, pasi zëra të ndryshëm flasin për një plan rikthimi në stërvitje, fillimisht individuale e më pas në grupe, megjithatë sipas tij duket të qartësohet më tepër situata. Në fund prek edhe temën e së ardhmes së tij, ku shprehet se gjithçka do të vendoset pasi të përfundojë kjo gjendje.

“Pavarësisht se gjithë bota po kalon ditë të vështira, por avash avash po mësohemi duke qendruar në shtëpi dhe shpresoj që kjo situatë të mbarojë sa më shpejt. Po bëj gati një muaj e 5 ditë që po stërvitem në shtëpi, me kushte shtëpie. Por të stërvitesh vetëm nuk është njësoj si të stërvitesh me grupin apo si të stërvitesh në një fushë të madhe.

Megjithatë edhe kështu po stërvitem me kushte të mira. Lojtarët e Real Sociedad ishin të vetmit që tentuan të stërviteshin pasi të gjithë klubet e tjera nuk e kishin menduar një gjë të tillë. Me sa kam dëgjuar thonë se mund të nisim stërvitjen individualisht për një javë dhe pastaj mund të bëjmë stërvitjen në grupe, me 8 lojtarë. Megjithatë sa herë që të shkojmë në stërvitje do të bëjmë testimin nëse jemi pozitiv me virusin. Por duhet të them se është shumë e vëhtirë për të bërë dicka të tillë sepse situata nuk është aq e mirë. Edhe pse situata po bie vazhdimisht së bashku me numrin e të vdekurve, prapë së prapë nuk është aq e qartë  sa për të dalë në stërvitje.

E ardhmja? Dua të theksoj se Malaga është një klub me shumë vlera sepse në gjithë historinë e saj ka qenë në Primera Division.  Por dua të them se ka bërë disa hapa prapa për këtë aspekt. Sa të mbarojë kjo situatë pastaj do vazhdoj të vendos për të ardhmen time”, ka thënë Keidi Bare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online