E ardhmja premton shumë për Shqipërinë, 19-vjeçari nga Berati debuton në Bundesligë

Nëse dikur ishte luks për Shqipërinë të shihte një lojtar në ligat më të forta të Europës, sot kohët kanë ndryshuar dhe diçka e tillë është një realitet i prekshëm. Gjithnjë e më shumë shohim talente të rinj shqiptar që janë pjesë e klubeve të rëndësishme të Kontinentit të Vjetër, duke nisur nga Kumbulla, Broja, Vrioni, apo edhe të tjerë që premtojnë një të ardhme të ndritur për kuqezinjtë.

Së fundmi një tjetër emër ka bërë hapin e madh në karrierë. Bëhet fjalë për Tim Civejën, djaloshi 19-vjeçar i lindur në Gjermani, por me origjinë nga Berati. Mesfushori i talentuar ka debutuar ditën e djeshme në Bundesligë, duke u aktivizuar për 7 minutat e fundit në ndeshjen mes Verder Bremenit dhe Augsburgut. Këta të fundit e kanë përgëzuar prodhimin e akademisë së tyre në faqen zyrtare, ku shkruajnë se ishte një debutim i merituar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *