Nga një kinez te një amerikan: duket se do të jetë ky fati që pret Milanin. Rruga e zgjedhur nga Jonghong Li sjell futjen në klub të një ortaku origjina e të cilit është përtej Oqeanit Atlantik, pra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në tavolinën e numrit “1” kuqezi, pra Jonhong Li, i cili duhet të gjejë me patjetër 32 mln eurot e fundit për rritjen e buxhetit (sipas akordit të nënshkruar edhe në kontratë), ndryshe rrezikon që Elliott të marrë në dorë gjithçka, duke shlyer këtë pagesë, por sidomos duke “dëbuar” kështu biznesmenin aziatik.
UEFA nuk ndryshon linjë
Nuk do të ketë asnjë ndryshim linje nga ana e UEFA-s, që duket e vendosur njëherë e përgjithmonë të zbulojë të vërtetën e Jonghong Li dhe rifinancimin me Elliott. Edhe provat apo dokumentet kuqezi nuk janë marrë në konsideratë, teksa po monitorhet zhvillimi i situatës sa i përket të ardhmes kuqezi. Dënimi me përjashtim nga Europa (Fiorentina dhe Atalanta presin të njihen me vendimin) mund të pasurohet, me keqardhje, edhe me një gjobë të rëndë apo kufizime për klubin kuqezi, teksa një aksioner i ri, me emër dhe mbiemër, por sidomos një pasuri të qëndrueshme, mund të kthejë letrat në tavolinë, sidomos në Gjykatën e Arbitrazhit të Lozanës.
Udhëtimet në Londër
Prej disa ditësh, Marko Fasone dhe David Han Li janë duke punuar në shumë drejtime, me sytë edhe te vendimi i UEFA-s që pritet të vijë së shpejti, sapo të jetë përpiluar argumentimi i duhur mbi shkaqet që shtynë organin më të larë drejtues të futbollit në Europë të linte jashtë kupave kuqezinjtë.
Shumë zëra, shumë aludime, shumë emra, por edhe strategji janë cituar këto ditë. Aq sa, në fushë kanë zbritur edhe ekspertët e kontabilitetit dhe ekonomisë, gazetarë prestigjozë, që po mundohen që të provojnë të tregojnë historinë. Një histori të cilin e di vetëm Jonghong Li, i cili është vendosur nga UEFA me shpatulla pas murit.
Roli i tre bankave
Në fillim u tha se Jonghong Li po kërkonte një aksioner në minorancë, për të shlyer detyrimet e fundit, pasi presidenti kinez nuk ka më likuiditet, më pas u përfol për një biznesmen nga Malajzia, me ndërmjetës agjentin e pushtetshëm Mendesh, teksa tani ofertat e vërteta dhe reale janë të gjitha nga ShBA, pasi tre banka janë duke paraqitur interesimet e ardhura nga biznesmenët e kontinentit tjetër. Goldman Sachs, Merryll Lynch dhe Morgan Stanley, kanë në dorë fatin e Milanit, teksa pikërisht në Londër kanë zhvilluar takimet me Fasonen dhe krahun e djathtë të Mister Li, Han Li, që ka fluturuar për në Nju Jork. Motivi? Ndoshta takimi final dhe shtrëngimi i dorës. Por, cili është më i interesuari? Të gjitha indicjet të çojnë te Tomas Rikets, manjati amerikan dhe pronar i Chicago Cubs, që në vitin 2016 fituan Ëorld Series në bejsboll për të parën herë në histori. Pasuria 4 miliardë euro, sipas “Forbes”.
E mbani mend Galatioto?
Ashtu si shkruan “Tuttosport”, emri i tij ka gjetur gjithmonë e më shumë konfirmime në këto orë, edhe pse bëhet fjalë për një subjekt që ka vënë duart te dossieri Milan. Rikets është i lidhur, në një mënyrë apo tjetër, me Sal Galatioto, pra ndërmjetësi amerikan që po kuronte blerjen e Milanit me grupimin kinez që po blinte Milanin (ai nga i cili u shkëput më pas Jonghong Li në gusht të 2016-ës): firma e Galatiotos, në fakt, kuroi në 2009-n blerjen e skuadrës së bejzbollit të Chicago Cubs nga ana e Riketsit për një vlerë prej 845 mln dollarësh.
Rikets dhe komunikata zyrtare
Rikets ka si ndërmjetës bankën Morgan Stanley dhe mund të jetë njeriu i interesuar për të blerë Milanin, edhe pse subjektet që ka sjellë Merryll Lynch dhe sidomos Golman Sachs duken favorite, pasi kanë nisur të hetojnë bilancet. Ditët në vazhdim priten risi të mëdha. Por, pasditen e sotme, komunikata për shtyp e familjes Rikets duket se ka shuar çdo dyshim, pasi me 99% do të jenë ata pronarët e rinj të klubit.
“Familja Rikets (pra, jo vetëm Tom) është e interesuar që të blejë mazhorancën dhe kuotat e klubit të Milanit. Ndërsa Tom është personi referees, e gjithë familja dhe resurset financiare të familjes janë të përfshira në këtë çështje, ashtu si në rastin e klubit të bejsbollit, Chicago Cubs. Familja Rikets ka çuar këtë klub, nëpërmjet investimeve në kohëzgjatje, në nivele të larta, duke zgjedhur edhe administratorët e saj. Do të jetë e njëjta linjë edhe me Milanin. (Pra, nuk do të ketë investime të shpejta, por investime të gjata, për të siguruar një sukses në kohëzgjatje).