E akuzuan për simulues, Nejmar tallet me meksikanët

Ka shënuar gol por edhe është akuzuar për simulues nga mediet meksikane dhe jo vetëm. Megjithatë, Nejmar sheh përpara dhe shprehet se “nuk më interesojnë kritikat, por as edhe elozhet, pasi jam mësuar tashmë. Vuajtëm, por ishte normale, sepse përpara kishim një kundërshtar të vështirë si Meksika.

Kam ardhur në Brazil me një objektiv të vetëm: të ngre kupën e botës. Nuk kam ardhur për asgjë tjetër veç kësaj. Jam I lumtur se si po shkojnë gjërat. Po përmirësohemi ndeshje pas ndeshje”.

“Oçoa? Portier I madh, bëri ndeshje të madhe, por shoh veten time dhe shënova e ndihmova skuadrën. Kaq ka rëndësi për mua”

Në fund, ylli I PSG kundër Meksikës dhe akuzave: “Ata folën dhe folën pambarimisht, por tani është momenti të mbledhin rrobat dhe të ikin në shtëpi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *