Ballkani ka mundur me rezultatin 2-1 Gjilanin në ditën e djeshme, në një përballje direkte për luftën e titullit në Kosovë. Këto dy ekipe janë pretedente kryesore për vendin e parë. Por njëkohësisht nuk kishin sesi të mungonin edhe disa incidente të vogla, ku trjaneri i Ballkanit, Munishi, u largua me karton të kuq në minutën e 85.
Ndihmësi i tij, Maliqi, u shpreh pas ndeshjes se ishte provokuar nga Useini, mesfushori që më parë ka luajtur me Flamurtarin. Por vetë Useini e ka sqaruar këtë moment për “Gazeta Sheshi”, duke u shprehur se nëse do të fyente trajnerin, atëherë do të kishte lënë futbollin.
“Këto janë shpifje shumë të ulëta. Të gjithë e njohin Metin për karakterin dhe edukatën që ka. Nuk më ka ndodhur asnjëherë të ofendoj dikë dhe të gjendem në këtë situatë si i akuzuar, prandaj edhe nuk mund ta pranoj këtë fakt. Unë nuk kam patur asnjë kontakt me trajnerin në fjalë, pasi që kam qenë larg tij, përkundër që ai ka bërë vazhdimisht presion ndaj pankinës së Gjilanit dhe lojtarëve brenda fushës.=
Kur ishte fundi i ndeshjes i thash qetësohu o profesor, sepse nuk është etike të reagosh dhe veprosh në mënyrë të tillë. Ndoshta ai u prek edhe nga termi profesor që e quajta, por gjithsesi kjo ishte e tëra. Asgjë nuk pati më shumë. Pastaj të tjerat janë vetëm llafe të cilat jemi dëgjuar ti mësojmë nga trajnerët e Ballkanit tani e një kohë të gjatë, sidomos me sulme dhe akuza ndaj klubit tonë. Në momentin e parë që do ta ofendoja dikë dhe aq më pak një trajner, unë do të largohem nga futbolli”, ka thënë Useini. /Sport Ekspres/