Dzaria: Nuk e prisja të isha titullar, Kukësi ka besim te unë

Irakli Dzaria është një nga prurjet e janarit te Kukësit. Mesfushori gjeorgjian bëri debutimin e tij me Kukësin pikërisht ndaj Fenerbahçes. 29-vjeçari tregon për kalimin e tij te kampionët në mediat e vendit të tij. “Për lelo.ge” ai tregon se si është pritur nga skuadra, por dhe për ndeshjen ndaj skuadrës turke, duke vënë në dukje sinqeritetin e tij që nuk e priste të ishte që nga minuta e parë.

NDESHJA – “Ne bëmë një ndeshje shumë të mirë. Fenerbahçe është një skuadër e fortë dhe arritëm që të merrnim një barazim 2-2. Unë luajta për gjithë pjesën e parë. Në pjesën e parë ne ishim në avantazh të dy golave. Skuadra turke, pas pushimit na barazoi me dy gola të realizuar nga dy penallti. Ata kishin thuajse të gjithë formacionin titullar, me Valbuenan, Soldado, Fernandao dhe Topall. Pavarësisht kësaj, pjesa e parë pa diskutim e fituam. Unë personalisht, zakonisht kam luajtur si mesfushor shkatërrues dhe detyra ime ishte të mbuloja Valbuenan. Ai luante para mesfushës dhe ishte një makineri e vërtetë. Jam i lumtur që luajtëm mirë. Unë jam optimist, por nuk e prisja të isha titullar”.

DEBUTIMI – “Kur dëgjova trajnerin Peter Pakult që më thirri emrin që do ta nisja titullar isha shumë i lumtur, ai kishte si qëllim të më jepte besim. Jam i sigurt se kam bërë një debutim të suksesshëm. Gjatë ndeshjes, unë pata një mundësi, që mu ofrua nga një prej shokëve të skuadrës, por nuk arrita të realizoja. Ndjeva besimin që kanë shokët e skuadrës. E pashë nga episodet që patëm në lojë. Nuk më pëlqen të flas shumë për veten, dua t’ua tregoj në fushë. Isha i papërgatitur dhe më duhet edhe pak kohë që të ambientohem. Sidoqoftë, unë jam pjesë e skuadrës dhe jam i sigurt se nuk do të bëjmë hapa pas sa i përket anës fizike”.

TIFOZËT – Në fund nuk mungon dhe një koment në lidhje me të pranishmit në stadium: “Ishte vetëm një ndeshje miqësore dhe ndeshja luhet në Belek, por fansat e Fenerbahçes ishin impresionues

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *