Dzaria gol i artë, Kukësin e sheh Zoti në Maltë

Kukësi ka zhvilluar një paraqitje shumë të dobët në ndeshjen e kthimit në Maltë ndaj Valetas, por në fund ka marrë atë çfarë ka dashur. Skuadra e Armando Cungut ka barazuar 1-1 duke u kualifikuar vetëm në sajë të golit në fushën kundërshtare.

Një ndeshje me shumë vuajtje, pasi goditja e parë në kuadrat është regjistruar në minutën e 84-të, kur Irakli Dzaria ka kthyer në gol një top të shërbyer nga Simo Rrumbullaku. Vendasit kishin gjetur goli në të 67-ën, por që në fund nuk u vlejti, pasi Kukësi mori kualifikimin.

Verilindorët duhet të zgjohen, pasi këtë ndeshje ishin me shumë fat, pasi me këtë paraqitje ka marrë më shumë seç i takonte ne Maltë. Valeta ishte një kockë mjaft e fortë, madje më e fortë se Kukësi. Verilindorët i pa zoti këtë herë, por për ndeshjen tjetër, duhet që t’i bëjë mirë llogaritë, pasi vështirësia sa vjen e rritet.

Në raundin e ardhshëm Kukësi do të ndeshet me fituesen e çiftit Karabag – Olimpija Lubjanë. takimi i parë në Slloveni ka përfunduar në favor të skuadrës ku luan dhe Ansi Agolli

 

Champions League/ Raundi i parë kualifikues/ Ndeshja e kthimit 

Valeta 1-1 Kukësi (0-0)

Shënues: Santiago 67’/ Dzaria 84′

DIREKT

84′ – Pas një topi nga Rrumbullaku, Irakli Dzaria ka gjetur rrugën e rrjetës, duke e afruar Kukësin me kualifikimin

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *