Interi po arrin të fitojë me rezultatin 0-1 ndaj Brescias në transfertën që është mbyllur sa i pëkret 45 minutave. Në qendër të kritikave është vendosur Mario Baloteli, që luan kundër ish-ekipit të tij.
Megjithëse nuk ka pasqyruar ndonjë dashuri të madhe për zikaltrit në kohët kur është larguar nga ekipi, tifozët e Brescias shkruajnë në “Twitter” se sulmuesi i tyre nuk ka dëshirë të luajë si gjithmonë dhe po ecën në fushë.
Faktikisht, Baloteli ishte një nga lojtarët më të parashikuar në këtë pjesë të parë dhe nuk arriti të prekë thuajse asnjë top. Madje niveli i treguar deri tani ka bërë që të ketë edhe vërshëllima dhe thirrje kundër nga mbështetësit në stadium. /Sport Ekspres/