Ditën e sotme do të nisë java e 26 e “Abissnet Superiores“. E shtuna do të hapet me dy sfisa mjaft të rëndësishme, sin ë garën e mbijetesës, ashtu edhe në atë për Kupat e Europës. Në orën 13:45 Egnatia pret në Rrogozhinë Vllazninë, që këtë herë nuk do të ketë Brdariçin në krye të pankinës. Plori do të jetë timonieri i shkodranëve deri në fund të sezonit, duke debutuar kështu në pankinën kuqeblu. Në po të njëjtin orar, do të zhvillohet edhe takimi mes Kastriotit dhe Partizanit.
Ndërkohë dita e shtunë kulmon në orën 16:45, kur do të zërë vend derbi i kryeqytetit. Tirana pret Dinamon dhe ka synimin e vetëm 3 pikët, të cilat do i jepnin më tepër qetësi në krye të tabelës. Por përballë do të ketë një Dinamo me ndryshime nga javet fundit. Devolli është larguar nga posti i trajnerit, prandaj që nga sot e në vazhdim në vend të tij do të jetë Rodolfo Vanoli. Italiani është i dyti që debuton këtë javë në “Abissnet” Superiore”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Java e 26 e “Abissne Superiores”:
13:45 Egnatia – Vllaznia
13:45 Kastrioti – Partizani
16:45 Tirana – Dinamo