Superiorja do të vazhdojë me dy ndeshje në ditën e sotme. Në orën 16:45 është Skënderbeu që do përballet me Partizanin. Korçarët kërkojnë të përgjigjen pas humbjes ndaj Tiranës, ku ndikoi dalja me të kuq e Zguros.
Ndërkohë në 19:45 do të vijë ndeshja mes Vllaznisë dhe Teutës. Të njohur për rivalitetin e madh mes tyre, shkodranët kërkojnë fitoren ndaj durrsakëve si për thyer “mallkimin”. /Sport Ekspres/