Mbrëmjen e djeshme janë luajtur ndeshjet e fundit të këtij sezoni për Ligën e Kombeve. “Sofascore” ka shpërndarë formacionin e javës për këtë kompeticion, ku dallohen dy futbollistë shqiptarë. Vedat Muriqi së bashku me Florent Muslijën renditen mes 11 më të mirëve përkrahë Van Dijk-ut dhe Peter Schmeichel-it.
Kosova fitoi me festival golash mbrëmjen e djeshme, kur mposhti thellë 5-1 Qipron. Një meritë të madhe në këtë rezultat kanë edhe Muslija me Muriqin, të cilët shënuan përkatësisht një dhe dy gola. Muriqi është vlerësuar me notën 8.9 nga “SofaScore”, e dyta më lartë, ndërsa Muslija me notën 8.7./Halit Delibashi-Sport Ekspres/