Dy rikthime të tjera te Laçi, buzëqesh Prenga

Laçi do të jetë më i plotë në ndeshjen e radhës me Kastriotin. I vetmi lojtar i pezulluar është sulmuesi anësor Elvi Berisha, ndërkohë që vazhdojnë të mungojnë Ivan Galiç dhe Irlian Ceka. Të dy këta futbollistë do duhet kohë të jenë të gatshëm për lojë, pasi kanë pësuar dëmtime në gju.

Në seancën e djeshme stërvitore ka pasur lëvizje. Veç Abdurrahman Fangajt që e ka kaluar gjendjen gripale, janë rikuperuar edhe lojtarë si Denis Pjeshka e Antoni Okputo. Të tre këta futbollistë nuk ishin në dispozicion të trajnerit Besnik Prenga në takimin me Partizanin.

 

View this post on Instagram

 

Rikthehet me grupin @a_okpotu

A post shared by K.F.Laçi Official (@k.f.laci_official) on

Kurbinasit ndërkohë vijojnë me përgatitjet në Laç, pasi gjendja e fushës stërvitore këtë periudhë ka qenë mjaft e mirë. Kjo u jep mundësinë bardhezinjve të punojnë në fushë me bar natyral, njëjtë me kushtet në të cilat do të luajnë të dielën me Kastriotin në stadiumin “Niko Dovana”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online