Dy penallti dhe vetëm një ka dyshime, arbitrimi i Enea Jorgjit te Juventus-Leverkusen

Arritjet e Shqipërisë në futboll nuk janë vetëm në këndvështrimin e protagonistëve në fushën e blertë si lojtarët, por edhe të arbitrimit. Enea Jorgji ka marrë një ftesë nga UEFA, për të drejtuar takimin mes Juventusit dhe Leverkusenit e cila u mbyll para pak orësh.

Bardhezinjtë fituan me rezultatin e pastër 4-1, në një lojë pa shumë dyshime sa i përket fituesit. Enea Jorgji ka dhënë 2 penallti dhe 4 kartona të verdhë në këtë takim. Sa i përket penalltive, ato janë akorduar brenda pjesës së parë.

Një për bardhezinjtë dhe tjetra e akorduar për miqtë. Por tek kjo e fundit ka pasur dyshime më të madhe, sipas asaj që raportojnë mediat italiane, pasi kishte edhe një simulim të futbollistit të Leverkusenit. Pjesa tjetër ka shkuar gjithçka mirë për Enea Jorgji në mbarëvajtjen e ndeshjes. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online