Dy objektivat e mëdha të Dani Alvesh, njëri shumë afër realizimit

Dani Alvesh mbush 36 vjeç në maj, por mosha e madhe nuk e pengon që të vazhdojë të luajë përsëri në nivele të larta. Braziliani nuk është më ai mbrojtësi i krahut që të kallte frikën, por ai ka akoma objektiva për të realizuar në karrierë.

Dëshira e madhe është grumbullimi me Brazilin për Botërorin Katar 2022 dhe tjetra është përjetimi përsëri i emocioneve të punës me Pep Guardiolën. Dani Alvesh nuk e ka fshehur kurrë admirimin për trajnerin spanjoll, me të cilin kaloi sezone të paharrueshme te Barcelona.

Për dëshirën e parë ka akoma shumë kohë, ndërsa e dyta do të realizohet pas dida muajsh. Siç raporton “Le Parisien”, braziliani do të transferohet te Mançester Siti në fund të sezonit.

Kontrata e tij me PSG përfundon në verë dhe lojtari do kalonte me parametra zero në ishull, aty ku do e mirëpriste me krahë hapur Pep Guardiola, trajneri i tij i preferuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *