Dy ndeshje në dy ditë/ Armando Broja është “flakë” për 45 minuta, shënon dopietën e parë me Viteshen

Nga Klaudio Ndreca

Armando Broja po tregon menjëherë te Viteshe se është gati për të lënë gjurmë edhe në futbollin holandez. Sulmuesi shqiptar u prezantua përpara 2 ditësh me ekipin e elitës, ndërsa u huazua nga Chelsea për një sezon. Mes pritshmërisë së madhe për të parë këtë futbollist, trajneri e aktivizoi menjëherë pas 24 orësh në miqësoren që Viteshe kishte ndaj Den Hag dhe që mbaroi në shifrat 2-2. Por Broja kishte vetëm 5 minuta në dizpozicion dhe nuk mundi të ndryshonte dot fatin e takimit.

Ndërkohë në ditën e sotme ishte radha e rezervave të Viteshes për të luajtur ndaj atyre të Den Hag. Këtë herë ishte një histori tjetër pasi Viteshe fitoi në shifrat 4-0. Në ekip u thirr sërish Armando Broja që luan kështu dy takime në dy ditë, ndërsa këtë herë u aktivizua në minutën e 46. Sulmuesi shqiptar realizoi edhe dopietën e parë, duke shënuar bukur në minutën 72 dhe duke mbyllur historinë e takimit vetëm 3 minuta përpara mbylljes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *