Dy lojtarë shqiptarë në formacionin e javës në Turqi, ish-futbollistët e Superiores renditen mes më të mirëve

Java që ishte mjaft pozitive për legjionarët shqiptarë në Turqi. Dejvi Bregu dhe Jurgen Bardhi janë përfshirë në formacionin e javës në ligën e dytë turke. “Sofascore” ka vlerësuar me notën 8.7 Dejvi Bregun, e cila është edhe nota më e lartë në 11 lojtarët e përfshirë në formacion.

Në krahun tjetër, Bardhi është vlerësuar me notën 8 në përballjen kundër Denizlisporit. Një fundjavë pozitive për dy ish-lojtarët e “Abissnet Superiore”-s, që po përpiqen të ngjisin shkallët në karrierën e tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *