Dy klube të Serisë A vihen pas talentit shqiptar, Juventusi i ka të qarta planet për të ardhmen

Luis Hasa është një nga të rinjtë më premtues në Itali. Talenti shqipta është pjesë e ekipit të dytë të Juventusit, si dhe në verën e shkuar u shpall kampion i Europës me Italinë U19. Një turne ku ishte një nga protagonstët kryesorë të axurrëve. “TuttoJuve.com” raporton se pas tij janë vënë dy klube të Serisë A.

Bëhet fjalë për Xhenan dhe Veronën. Të dyja skuadrat e ndjekin prej kohësh 20-vjeçarin shqiptar, por Juventusi nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë prej tij. Badhezinjtë nuk janë të hapur për transferimin e Luis Hasës, madje as në formën e huazimit. Mësohet se Juventusi po shqyrton edhe rinovimin deri në vitin 2028. Kujtojmë se kontrata mes palëve përfundon në fund të këtij sezoni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *