Tirana është në një kohë jo shumë të mirë në Superiore. Bardheblutë kanë marrë dy humbje radhazi, kundër Erzenit dhe Laçit. Ndeshja e radhës do të jetë ajo kundër Vllaznisë, në klasiken e Superiores.
Duke parë situatën dhe rëndësinë e përballjes me shkodranët, Refik Halili ka vendosur që të zbres në stërvitjen ekipit. Një motivim shtesë për futbollistët me stërvijen që nis sot në orën 16:00. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/