Tirana është duke zhvilluar përgatitjet në Turqi para ndeshjes ndaj Dudelang në turin e parë të Champions League. Bardheblutë e humbën testin e parë miqësor ndaj Dinamo Tiraspol në shifrat 1-2, por u rikthyen për të mundur kampionët e Maqedonisë së Veriut, Shkupin, 2-0.
Ndërkohë mediat turke kanë treguar edhe detajet e stërvitjes së bardhebluve. Orges Shehi i stërvit lojtarët përafërsisht dy orë, ndërsa zhvillohen dy seanca në ditë, për të shtuar ritmin dhe për të përballuar me sukses Dudelang. Prova e së vërtetës për Tiranën do të jetë ajo e 25 qershorit ndaj Fenerbaces. /Sport Ekspres/