Dy gola në dy vitet e fundit, ja kush është sulmuesi më i ri që iu bashkua Vllaznisë nga Firat

Vllaznia është duke vazhduar përgatitjet në Ohër dhe duke përforcuar ekipin me të tjera përforcime. Në mëngjesin e sotëm kishim edhe afrimin e sulmuesit të Moldavisë, Eugen Sidorenco. Lojtari 30-vjeçar është një nga prurjet me ndihëm e drejtorit Engin Firat, që është njëkohësisht edhe trajneri i Kombëtares së tij.

Shkodranët vuajnë shumë në pjesën e sulmit, por në pamje të parë, Sidorenco nuk duket të jetë zgjidhja e këtyre “halleve”. Në dy vitet e fundit ka realizuar vetëm dy gola, me një mesatare që nuk është aspak e mirë. Vetëm njëherë është gjetur rrjeta me Milsamin në vitin 2017 dhe sërish e njëjta shifër në vitin 2018 kur luante te Zimbru.

Aventura te Poli Timisioara ka qenë një “shkretërirë” me 1333 minuta të luajtura dhe asnjë gol të shënuar. Sidorenco do të rikthehej në 2019 te Zimbru, por pa mundur të përsëris veten, me një gol të shënuar siç do të bënte më herët. Duke parë këto statistika me një gol mesatarisht në vit, ndoshta vetëm Jonuz mund ta “ringjallë” Sidorencon. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online