Dy gjigandët e Portugalisë dhe 3 klube nga Serie A vihen në radhë për Jasharin, lojtari shqiptar gati të bëjë hapin e madh në karrierë

Ardon Jashari është në qendër të vëmendjes këtë verë. Mesfushori me origjinë shqiptare ka zhvilluar një sezon majt pozitiv me Luzerernën dhe tani duket se do të hedhë hapin e madh në karrierën e tij. Mediat italiane raportojnë se tre klube të Serisë A kërkojnë shërbimet e 20-vjeçarit.

Bëhet fjalë për Bolonjën, Salernitanën dhe Veronën. Por këto klube nuk janë të vetmet që kanë rënë në gjurmët e Jasharit. Interesim për mesfushorin shqiptar kanë shfaqur edhe në Portugali. Dy gjigantët portugezë, Porto dhe së fundmi Benfka janë të interesuara për të afruar në skuadër Ardon Jasharin. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjedhja e vetë lojtarit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *