Dy emra që shihen rrallë në formacionin e javës në Serinë A, Asllani dhe Hysaj mes më të mirëve

Kristjan Asllani dhe Elseid Hysaj janë futur në formacionin më të mirë të javës në Serinë A. Të dy lojtarët e Shqipërisë kanë bërë një super paraqitje në ndeshjet e kampionatit italian, teksa kanë dalë me pikët të plota së bashku me shokët e ekipit.

Ky vlerësim ka ardhur nga “Ëhoscored”, ndërsa ndodh rrallë që dy futbollistët në fjalë të kenë një arritje të tillë pasi nuk kanë marrë minuta të shumta. Hysaj u përjashtua nga Lacio deri në janarin e këtij viti, ndërsa nga ana tjetër Asllani ka qenë gjithmonë në hijen e Calhanoglu. /Sport Ekspres/