Dy ditë pasi doli i infektuar, ylli i Romës do të jetë bashkë me Kumbullën kundër Milanit

0

Mancini u llogarit si një humbje e madhe e Romës në përballjen kundër Milanit. Vetëm pak ditë më parë do të ishte vetë mbrojtësi i njohur i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka treguar se është infektuar nga pandemia dhe ka rezultuar pozitiv në testin e Koronavirusit.

Por për trajnerin Fonesca nuk ka më vend për dhimbje koke pasi bëhet fjalë për një gabim të testit. Mancini ka kryer edhe dy testime të tjera të cilat e kanë nxjerrë negative dhe jo mbartës të virusit.

Pikërisht për këtë arsye do të luajë nga minuta e parë kundër Milanit, së bashku me Ibanez dhe Kumbullën. Ishte kjo treshja e projektuar nga trajneri i Romës në prapavijë, teksa në konferencën për shtyp ka konfirmuar se Smalling vazhdon të ketë shqetësime dhe mund të kthehet vetëm për “Europa Leauge”. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.